Vendosni fjalën kyçe....

Si janë katandisur dy rrugët në Tiranë, u asfaltuan para disa muajsh (Fotot)


Pak muaj pas asfaltimit të rrugëve ‘Azem Galica’ e ‘Dine Hoxha’, ato janë kthyer në gjendje të mjerueshme.

Bëhet fjalë për rrugën që niset nga ish-Uzina Dinamo e bashkohet me ish-sheshin Shqiponja si dhe me rrugën që del nga Bulevardi e ri e bashkohet me Unazën e Madhe në Paskuqan.

Gropat në mes të rrugës bëjnë që shoferët të dëmtojnë jo pak mjetet e tyre, por bëhen edhe shkak për aksidente teksa përpiqen t’u shmangen atyre.

Përveç kësaj, mbi rrugë kanë ‘mbirë’ gunga asfalti që shërbejnë për t’i detyruar drejtguesit e mjeteve të ulin shpejtësinë.

Ato janë krejt jashtë standardit, me lartësi të madhe e të bëra pa asnjë plan a rregull duke dëmtuar jo pak mjetet që kalojnë mbi to. Të dyja rrugët janë asfaltuar para disa muajsh ndërsa sot gjendja e tyre është e keqe.