Vendosni fjalën kyçe....

Tension në selinë blu, Vokshi akuzon Bashën: Theu dyert e LDG-së e ndërroi bravat, i kanë mbetur vetëm karriget e Edi Rama


Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka denoncuar shpërthimin e derës së LDG-së dhe ndërrimin e bravës.

Deputetja Vokshi ka akuzuar kryedemokratin se kërkon të kontrollojë organizatën partnere siç është LDG-ja. Po kështu ajo shtoi se Bashës sot i kanë mbetur vetëm bravat, karriget dhe Edi Rama.

“Basha kërkon t’i kontrollojë këto organizata partnere siç është LDG. Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm bravat, karriget dhe Edi Rama. Dua ta informoi deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë e kanë shkarkuar me 11 dhjetor. Kjo seli u takon të gjithë demokratëve. Ai nuk mund të sillet sikur është pronë e tij. As Basha e as Rama me enturazhin e tij nuk mund te ndale vullnetin e demokratëve.” – tha Vokshi.