Truri i skemës së inceneratorëve, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, mbrëmjen e sotme është ulur në një tavolinë me ambasadorët e shteteve të BE-së dhe të SHBA-ve në një darkë të organizuar nga qeveria.
Ahmetaj i cili ka qenë ministër financash kur është gatitur e gjithë skema e incineratorëve nuk është prekur nga arrestimet e fundit mbi aferën e djegësve të mbeturinave ku u arrestua ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.
Hashtag.al raportoi sot se shoferi i zëvendëskryeministrit dyshohet se ka dekonspiruar operacionin e SPAK dhe ka njoftur dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja mbi veprimet e organit të akuzës.
Darka qeveritare dhe ambasadorëve zhvillohet në biznesin e preferuar të Kryeministrit, Edi Rama në Labinot Fushë me pronar Gjergj Lucën.