Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e të riut pas sherrit në market, arrestohet miku i viktimës


Pas sherrit të djeshëm në një market në Tiranë ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Jurgen Duka, policia ka arrestuar një prej personave të përfshirë.

Bëhet fjalë për mikun e viktimës, 36-vjeçarin Orgest Drazhi, i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur konflikti, por nuk e ka kallëzuar krimin tek uniformat blu.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën ‘Irfan Tomini’, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.”- thuhet në njoftimin e policisë.