Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ‘Universitetit të Sporteve’ në Tiranë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pas përplasjes së tyre kanë mbetur të lënduar katër vajza të reja, tre prej të cilave ishin pasagjete dhe tjetra këmbësore. Të lënduarat janë të moshës 18 dhe 19-vjeç.
“Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të ‘Universitetit të Sporteve’, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe kembësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- njofton Policia.