Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Delegatët më 11 dhjetor u shantazhuan për të votuar


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Open” se delegatët më 11 dhjetor janë detyruar të votojnë me mënyrat më të ulëta.

Basha tha se i kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se i kanë futur në punë dhe e kanë detyrim të shkojnë.

Nuk kanë votuar. Kanë qenë njerëz të cilët kanë qenë detyruar me mënyrat më të ulëta. Të kam futur në punë, ma ke detyrim të vish. Unë dua një gjyq tjetër që ti dhe ata që sillen si ti por ua mohojnë shqiptarëve, dua gjyqin e Edi Ramës për inceneratorët, dua rrëzimin e këtij regjimi. Po, do vijnë në Kuvend sepse e dinë që me 18 dhjetor Partia Demokratike ka Kuvend ndërsa aty një pjesë prej tyre, nëse do t’i lexoj thonë zemërthyer që na kanë detyruar, na kanë kujtuar se si na kanë futur në punë. Na kanë kujtuar këtë dhe atë, na kanë marrë me dhjetëra herë në telefon dhe jemi të detyruar të shkojmë aty, por kemi firmosur me 18 dhe do të vijmë me 18. Kjo është e vërteta dhe këtë e dinë shumë prej atyre demokratëve që janë aty dhe e dinë të gjithë. Prandaj po ju them ejani me 18 dhe shikoni Kuvend demokratësh”- tha ai.