Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha u bë me Ramën për 21 janarin, isha në zyrë, ku qëndronte Basha nuk e di


Ish-kryeminsitri Sali Berisha në emisionin “Opinion” iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës për “21 Janarin”.

Berisha tha se Basha është bërë me Ramën për “21 Janarin”. Më tej ai shtoi se ai ka drekuar me ambasadoren gjermane jashtë zyre dhe më pas ka qëndruar në zyrë. Ndërsa për Bashën tha se nuk e di ku ka qëndruar në atë moment.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Di ndonjë gjë për zoti Basha për 21 Janarin që ne nuk e dimë?

Berisha: Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare.

Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di.

Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm…

Berisha: Është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës dhe tregon narrativën e tij.

Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë dhe zoti Basha mund të na e thotë lidhur me 21 Janarin?

Berisha: Çfarë kam dit unë e kam thënë.