Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Blendi Himçi ka reaguar, pasi zyrave të degës së PD-së në Elbasan i ishte ndërruar brava.
Himçi ka bërë kallëzim penal në polici, ndërsa ka lajmëruar se selia e PD në Elbasan, do hapet nesër.
“Shoqata Basha-Bardhi bëri edhe aktin e fundit të turpit, duke i vënë drynin derës së PD në Elbasan. Shpreh indinjatën time të madhe edhe në emër të demokratëve. Jam përpara komisariatit, sepse jemi në kushtet e vetëgjyqësisë. Ne nuk ndalemi.
Nesër do ta hapim zyrën e PD dhe do jemi të pranishëm që të vazhdojmë të ushtrojmë funksionet tona në selinë e PD-së. Më datë 18 do të zhvillohet referendumi për ratifikimin e të gjitha vendimeve që mori Kuvendi i 11 dhjetorit”, deklaroi Himçi.