Gazetarja e Syri.net Ambrozia Meta ka kapur një detaj lidhur me shikueshmërinë në kohë reale të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha në rrjetin social “Facebook”.
Detaji lidhet me momentin kur shkëputet transmetimi drejtpërdrejt për shkak të kohës së marketingut dhe përsëri numri i ndjekësve nuk ulet.
Gazetarja hedh dyshime se shikueshmëria është e doktoruar me qëllim.
“Nuk bie për qamet audienca e Bashës edhe kur ka reklama. Shikojnë njerëzit këtë logon e PD-së sepse i qetëson”-shkruan gazetarja.