Kryetari i Bashkisë Tiranë ka fituar një tjetër gjyq si i akuzuar për shpifje nga funksionarë të opozitës.
Pas Grida Dumës, Erion Veliaj nuk u gjend në kushte të shpifjes pas denoncimit të bërë nga deputetja Jorida Tabakau.
Gjykata ka rrëzuar pretendimet e deputetes Tabaku dhe sipas vendimit të sotëm, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj kur më parë kishte deklaruar se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.
Veliaj tha asokohe se: “E kemi mësuar tani: ata nuk kundërshtojnë asgjë pa vënë gjobë”.