Largohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Doracaj në një postim në “Facebook”, ku shkruan ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
“Kolegë, në rradhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet!
Më lejoni të ndaj me Ju, vendimin tim që pas 7.5 vitesh në DPGJC të largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat jua dedikoj secilit nga Ju!
Duke Ju uruar shëndet familjarisht dhe suksese në punën Tuaj, flm nga zemra Edi Ramës edhe Ministrit Çuçi që besuan këtë detyrë te une deri sot! Në 30 vite, sëbashku ja dolëm të bëjmë listat më të mira, të certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR!”- shkruan ai.
Doracaj pritet të emërohet në një tjetër detyrë në Këshillin e Lartë të Shtetit.
Kujtojmë se Bledar Doracaj me profesion jurist, është emëruar në këtë detyrë rreth 8 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Përpara se të emërohej në krye të Gjendjes Civile, Doracaj garoi për deputet në Tiranë nën siglën e PS-së, por nuk ka arritur ta fitojë mandatin.