Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me mallra të padeklaruar, arrestohet një 40 vjeçar dhe procedohet doganieri në Gjirokastër


Në Gjirokastër është goditur një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht doganieri i Degës Doganore Kakavije, për shpërdorim detyre.

Nga aksioni janë sekuestruar produkte të ndryshme ushqimore dhe steka me cigare.

Në pranga ra shtetasin Elton Mahmutaj, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “BMW”, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, u gjetën produkte mishi, steka cigaresh dhe produkte të tjera ushqimore, të cilat ky shtetas i ka futur në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar në Degën Doganore Kakavije.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan mallra të tjera të dyshuara kontrabandë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi Avdi Onjea, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat dhe automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.