Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ekonomisë hedh poshtë dekretet e Metës për kthimin e tre ligjeve


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka hedhur poshtë tre dekretet e Presidentit të Republikës Ilir Meta për tre ligje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat e vendit.

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin për buxhetin 2022, i cili u kthye nga Presidenti më 10 dhjetor.

Po kështu shumica ka rrëzuar sot edhe dekretin e Presidentit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, teksa tek arsyetimi i tij, Meta tha se trajtimi fiskal është i diferencuar dhe se favorizohen jahtet dhe mjetet e luksit, por jo sektorët jetikë të ekonomisë.

Komisioni ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit për taksat kombëtare të ndryshuara.