Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takon ambasadorin britanik: LSI qëndron e përkushtuar në fuqizimin e demokracisë parlamentare


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorin e Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith.

Kryemadhi ka falënderuar King-Smith për vëmendjen e vazhdueshme për zhvillimet demokratike.

Faleminderit Alastair King Smith për vizitën sot në Parlament dhe vëmendjen e vazhdueshme për zhvillimet demokratike. LSI vlerëson bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, dhe qëndrojmë të përkushtuar për fuqizimin e demokracisë parlamentare, dhe vendosjen e institucioneve në shërbim të njerëzve dhe të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”- shkruan ne Twitter.