Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave përuroi mbrëmjen e djeshme godinën e re ku do ruhen Arkivat e reja.
Vendruajtja e Arkivave do jetë në Shkozë dhe do ruajë dokumente e materiale të çmuara për historiografinë shqiptare dhe për çdo studiues e historian
Mjediset e reja do jenë me sistem kondicionimi qendror, sistem ndriçimi, rafte të lëvizshme dhe sistem modern për mbrojtje nga zjarri.
Në aktivitetin e organizuar mbrëmjen e djeshme të pranishëm ishin punonjësit e Drejtorisë, ish-punonjës, studiues dhe bashkëpunëtorë.
Veç prezantimit fizik të objektit për të gjithë të ftuarit u shfaq edhe një video e shkurtër për punën e bërë në kompleksin arkivor, jo vetëm të Shkozës, por edhe në qytete të tjera ku disa prej godinave janë ende në fazë rikonstruksioni.