Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen kështjella lodër në Australi, humbin jetën 5 fëmijë


Pesë fëmijë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në Australi, pas një incidenti në një “Kështjellë”, ku ata supozohet të argëtoheshin duke u hedhur.

BBC shkruan se aksidenti ndodhi të enjten në një ditë argëtimi në shkollën fillore në Devonport, në Tasmania.

Policia tha se fëmijët kishin rënë nga 10 metra lartësi.

Autoritetet nuk dhanë moshën e tyre, por thanë se të gjithë fëmijët ishin në klasat e pesta ose të gjashta (10-12 vjeç).

“Një erë e fortë thuhet se kishte bërë që kështjella e fryrë të ngrihej në ajër.“- tha Komisioneri i Policisë, Darren Hine. “Na thyhet zemra për familjet dhe njerëzit e dashur, shokët e shkollës, mësuesit e këtyre të rinjve që u morën shumë shpejt”.

Kryeministri australian Scott Morrison e përshkroi aksidentin si “të paimagjinueshëm”.

“Fëmijët e vegjël në një ditë argëtuese… dhe kjo kthehet në një tragjedi kaq të tmerrshme. Në këtë kohë të vitit, kjo thjesht të thyen zemrën.”- tha ai.