Dy humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19. Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria numëron zyrtarisht 3158 viktima.
Nga 2278 testime të bëra së fundmi janë gjetur 296 raste të reja me koronavirusin e ri. Personat që kanë humbur jetën në spital janë një 78-vjeçar nga Tirana e një 81-vjeçar nga Lushnja.
Në spital po mjekohen 128 pacientë nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.