Në të njëjtën kohë që Lulzim Basha mban Kuvendin e PD-së, nesër do të mbahen edhe votimet në degët e PD-së nëpër rrethe për referendumin ku propozohet shkarkimi i tij nga posti i kreut të partisë.
Deputeti demokrat, Agron Shehaj i cili është një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve në njësinë 5 dhe 7 të Tiranës, që të marrin pjesë në votimet të cilat sipas tij do të sjellin një lidership të ri për partinë Demokratike.
“Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Dega 5 dhe 7!
Nesër zhvillohet referendumi për të konfirmuar vendimarrjen e Kuvendit Kombëtar; për lidership të ri, për parti të hapur e të fortë.
Ju duhet të vendosni për të ardhmen e Partisë Demokratike.
Votimi në njësinë 7 do të zhvillohet pranë zyrës së degës, e cila ndodhet përballë hotel Mondial në katin e 3.
Në njësinë 5, votimi do të zhvillohet pranë zyrës së degës 5, e cila ndodhet tek Kompleksi Kika 2, pallati mbrapa Aleat.”- shkruan Shehaj.