Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj propozon mospërfshirjen e personave non grata në strukturat qendrore të partisë, kryesia e mbështet


Të tjera hollësi janë zbardhur nga mbledhja e mbrëmjes së sotme në kryesinë e PD-së.

Nënkryetari Alibeaj ka propozuar që personat e shpallur non grata të mos jenë më në strukturat qendrore të partisë.

Anëtarët e kryesisë kanë rënë dakord me propozimin me Ervin Salianjin që ka kërkuar që ai të kthehet në rezolutë, shkruan BW.

Pjesë nga diskutimet në kryesi

Dhurata Cupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokratëve?

Kreshnik Çollaku: Jam dakort me këtë propozim.

Agron Gjekmarkaj: Jam dakort me propozimin.

Ervin Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.

Orjela Nebiaj: Dakord.