Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar një videomesazh për ndjekësit e tij, një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Krahas videos ai shkruan: “Nesër zgjedhim të ardhmen”.
Në të njëjtën ditë kur do mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha, më 18 Dhjetor, do mbahet gjithashtu “referendumi” siç e quan ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës nda drejtimi i partisë.
Kujtojmë se javën e kaluar, më 11 Dhjetor, Berisha mbajti Kuvendin Kombëtar të PD-së së thirrur prej tij ku vendos për shkarkimin e Bashës dhe vendime të tjera, por ky i fundit nuk e njeh këtë Kuvend dhe rrjedhimisht as vendimet e marra atë ditë.
Nesër zgjedhim të ardhmen 🇦🇱✌️ pic.twitter.com/hHwwilp53v
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 17, 2021