Vendosni fjalën kyçe....

FOTO EKSKLUZIVE – Damian Gjiknuri dhe Mirel Mërtiri së bashku në kafe


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është fotografuar bashkë me biznesmenin e incineratorëve Mirel Mërtiri pak muaj më parë në kafe.

Fotografia është bërë një një mjedis publik pranë një aeroporti. Bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallja është një nga dy personat e shpallur në kërkim lidhur me hetimin e SPAK për incineratorin e Elbasanit, bashkë me Klodian Zoton.

Për çështje në fjalë deri tani është arrestuar ish-ministri Lefter Koka. Ai bashkë me Zoton e Gugalljan dyshohet se kanë përfituar rreth 3.5 milionë euro në krijimin e shoqërive fiktive që kanë përfituar fonde publike nga incineratori i Elbasanit.

Ndërsa Koka u arrestua pak ditë më parë, Klodian Zoto e Stela Gugallja, janë shpallur në kërkim pasi kanë mundur të largohen para arrestimit edhe pse kanë qenë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrje.

Pas aksionit të SPAK, pati dyshime të forta se operacioni u dekonspirua duke qenë se persona të afërt me një ish-ministër janë parë të shkojnë në zyrën e Zotos e pas kësaj ai ka mbyllur zyrën dhe është larguar.

Hashtag.al u interesua për të marrë vesh personin që ka qenë në zyrën e Zotës e mësoi se bëhet fjalë për shoferin e zv.kryeministrit Ahmetaj, asokohe, ministër i Financave.

Shoferi i Ahmetajt është pikasur edhe nga shërbimet policore që kanë pasur nën mbikëqyrje Zoton e Gugalljan. Dyshohet se është ai personi që ka mbajtur në dijeni e kontakt Zoton për aksionin e SPAK-ut. /Hashtag.al