Këshilli i lartë i Prokurorisë ka vendosur sot të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e prokurorit të Pogradecit, Shkëlqim Kokona.
Ky i fundit akuzohet nga ILD për shkelje të rënda profesionale “që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”.
Hetimi disiplinor ndaj Kokonës kishte nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike.
Sipas ILD-së, pas 3 viteve hetime, të kryera në periudhën 2018-2021, rezultoi se Kokona ka refuzuar në mënyrë të përsëritur mosmarrjen në dorëzim të dosjeve si dhe nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore duke shkaktuar shtyrje të gjykimit.
Po ashtu Kokona ka shkuar edhe më larg me kompetencat e tij, ku ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë.
Po ashtu Kokona akuzohet për mosnxjerrje të urdhrave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim.