Është liruar nga detyra drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vend të tij është emëruar Arta Dollani.
Më herët Dollani ka mbajtur postin e drejtoreshës së Institutit të Trashëgimisë Kulturore.