Një ditë para Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë.
Mësohet se Kryesia e PD-së do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 18:00.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite për mbledhjen e Kuvendit të ditës së nesërme. Ju falenderoj!”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha për anëtarët e Kryesisë.
Nesër kryedemokrati Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin Kombëtar, ku si pikë e parë do të diskutohet në lidhje me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së.
Pika e dytë me aksionin politik të PD-së dhe pika e tretë me miratimin e programit për ta përgatitur strukturën e partisë në zgjedhje.