Vendosni fjalën kyçe....

Po pastronin fasadën e një godine në Dropull, dy gra bien nga 15 metra lartësi


Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dropull, ku dy gra kanë mbetur të plagosura. Sipas televizionit “News 24”, ngjarja ka ndodhur teksa gratë kanë qenë duke pastruar fasadën e një godine të një kompanie në fshatin Vrisera.

Ata kishin improvizuar një vinç me një kovë, sipër së cilës ndodheshin gratë. Por në një momnent, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra.

Ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku njëra prej grave të plagosura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihet nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen.