Vendosni fjalën kyçe....

Rama për arrestimin e Kokës: Cilido që ka punë me drejtësinë të marrë avokat


Pak ditë pasi ‘lau duart’ nga ish-ministri Lefter Koka, i cili është arrestuar lidhur me hetimet për incineratorin e Elbasanit, kryeministri Rama ka përsëritur mbrëmjen e sotme se cili ish-zyrtar a zyrtar që ka probleme me drejtësinë, duhet të përballë i vetëm me të.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kreu i qeverisë tha se incineratori i Elbasanit është në vend dhe funksional ndërsa ata që hetohen nga SPAK për çdo çështje duhet të përballen vetë me drejtësinë.

“Vendet normale përcaktojnë që përgjegjësia është individuale. Sa herë që ulemi në mbledhjen e qeverisë kam një shprehje, ‘vendet ku jeni ulur ua kanë dhënë, tani duhet t’i mbani’. E kam që nga dita e parë dhe është e njëjta linjë që mbaj. Nëse drejtësia i kërkon llogari dikujt nga ne, duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë i vetëm.” – tha Rama.