Vendosni fjalën kyçe....

U shkarkua nga Vettingu, SPAK sekuestron pasuritë e ish-gjyqtarit të lartë Admir Thanza


Gjykata e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së ish-gjyqtarit të Lartë të shkarkuar nga vettingu, Admir Thanza.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Sipas “Balkanweb“, SPAK ka firmosur sekuestron për dy prona të tij.

Hetimet ndaj tij po kryhen nga prokurorja e SPAK-ut Doloreza Musabelliu e cila, pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuekstrimin e të paktën dy pasurive të tij. Konkretisht, Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhd, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se Thanza nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

Gjatë procesit të vettingut rezultoi se Thanza kishte fshehur një dënim me 40 ditë burg të marrë në Itali për akuzën e “vjedhjes”, i konvertuar më pas në gjobë.

Thanza ishte i pari gjyqtar që u largua nga radhët e sistemit të drejtësisë për shkak se kishte fshehur këtë rekord kriminal. Më pas ai pati një përballje me drejtësinë, pasi u cilësua fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, dhe u dënua me shërbim prove.