Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Ismaili. Vendimi është marrë sot nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe është pranuar dhe miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.
Në vend të Ismailit është emëruar, Admir Abrija ish-Prefekt i Tiranës.
Admir Abrija ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, nga Garda e Republikës, te Dogana e deri si Prefekt i Tiranës. I diplomuar për drejtësi, Abrija ka edhe licensën e avokatit. Ai ka punuar si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999, dhe më pas është bërë zëdhënës i këtij institucioni.
Më vonë, ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bamir Topi. Ai ka shërbyer edhe në radhët e policisë, ku ka mbajtur edhe postin e drejtuesit, mes të cilave edhe Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër.
Më tej, Admir Abrija u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, ku kishte nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimit. Pas këtij posti, ai do të emërohej si Prefekt i Tiranës, ndërsa sot i është besuar Drejtoria e Burgjeve.