Vendosni fjalën kyçe....

Zelanda e Re nis lehtësimet, lejon grumbullimet intime deri në 25 persona (Video)


Kryeministrja e Zelandës së Re u ka bërë qytetarëve të vendit një dhuratë të hershme për Krishtlindje. Ajo ka njoftuar se kufizimet e lehtësuara të Covid-19, bazuar në një ‘sistem sigurie’, lejojnë takime intime deri në 25 persona.

Duke folur në një intervistë me Seven Sharp të Zelandës së Re, kryeministrja Jacinda Ardern tha se sistemi i lehtësimeve që po zbatohet ndërsa vendi rihapet nga masat e rrepta Covid-19, do të lejonte grumbullimet më personale.

Pasi iu kërkua të shpjegonte disa nga hollësitë më të imta të sistemit, Ardern tha: “Mund të pohoj që ndërlidhësit e Tinder janë rihapur’.

Ajo shtoi: “Nuk është ngulitur rreptësisht në sistem, por, është e dhënë, deri në 25 lejohen të mblidhen në një zonë ‘të kuqe’.”

Kryeministrja u shfaq disi në siklet teksa iu përgjigj gazetarit, duke shmangur kontaktin me sy me kamerën dhe duke qeshur me veten teksa shpallte lajmin e ‘mirë’.

Vendi ka pasur disa nga rregullat më të rrepta Covid-19 në botë gjatë pandemisë dhe ruan kufizime të ashpra kufitare.