Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Partia duhet të ketë një linjë, s’ka më alibi as për Bashën e as për Kryesinë


Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e sotëm është shprehur se partia duhet të ketë një linjë dhe një drejtues që të mbajë përgjegjësi.

Sipas tij nëse ka vetëm një linjë nuk do ketë më alibi as për Bashën e as për kryesinë e as për Këshillin Kombëtar.

Një parti duhet të ketë një linjë, një drejtues që do duhet të mbajë përgjegjësi. S’ka më alibi as për Bashën as për kryesinë e këshillin kombëtar. Kemi zgjidhur edhe një çështje tjetër atë të 31 vjeçarit. E kam thënë edhe në parlament edhe thash edhe më parë, nëse ky tranzicioni ynë zgjati kaq shumë është se që në start nuk u krye i plotë. Ishte një mision i ngelur përgjysmë, sot po përmbyllim atë mision që nisi në 90 e zgjati 30 vite, të paktën sot kemi bërë diçka të ngelur në mes në ’90. Ndaj sot ne jemi të çliruar. Tashmë kemi sfidën, që nis nga sot. Që nga demokrati më i thjeshtë, nga përfaqësia e kryetari i partisë. Sot nis barra e madhe e drejtimit. Me një stil të ri. Gjuhë të re, organizim të ri. Ne mund ta bënim statutin më të mirë më të përkryer, por do duhet të jesh i çliruar nga pengjet”-deklaroi Alibeaj.