Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha duhet të jepte dorëheqjen, nuk tërhiqem asnjë milimetër nga beteja për një Shqipëri normale


Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se fokusin në parti e ka nga e ardhmja.

Basha the se Berisha duhej të jepte dorëheqjen që të ruante figurën e vet.

Ai tha se nuk tërhiqet asnjë milimetër nga beteja që Shqipëria të kthehet në një vend normal.

Dorëheqjen duhet ta jepte Sali Berisha që të ruante figurën e vet. Ai vendosi rrugën që vendosi dhe PD ndërmori vendimet e tij. Fokusi nuk është e shkuara, ne kemi një të ardhme përballë që është qeveria më e korruptuar e Europës. Do luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal. Me ta e kemi betejën. Nuk kam ndërmend të tërhiqem një milimetër nga kjo betejë”-tha Basha.

I pyetur pse nuk propozon një nen në statut (siç propozoi Berisha) që kryetari të dorëhiqet kur humbet zgjedhjet, kryedemokrati u përgjigj: “Ka një standard të vendosur prej kohësh. Zgjedhjet e vjedhura nuk pranohen po luftohet që të kthehet demokracia. Unë jam në krye të kësaj beteje. Ju bëj thirrje edhe ju të jeni me ne në këtë betejë. Rruga e çlirimit nuk është ajo e dorëheqjeve. Jam në detyrën time, ftoj shoqërinë të na bashkohet Jemi një shoqëri absolute përballë një pakice”.