Në selinë blu po mbahet mbledhja e Kryesisë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të ditës së sotme.
Nga mbledhja kanë dalë dy mesazhe nga fjala e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Ai ka shprehur mirënjohje për delegatët që morën pjesë dhe ka kërkuar përgatitje dhe shtrirje në terren të partisë për zgjedhje.
“Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj ne kushte te jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegate te pranishëm ishin për shkak te sakrificës shume të madhe te demokrateve.
Përgatitje për shtrirje ne terren ne funksion te organizimit te partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje”-mësohet të jetë shprehur Basha.