Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Kuvend: ‘Zgjedhim të ardhmen’ motoja jonë, si do jetë PD-ja sot do jetë Shqipëria nesër


Kreu i PD-së Basha tha vendimet që do merren në Kuvendin e sotëm do jenë përcaktuese për Shqipërinë e së nesërmes.

Gjatë fjalës së tij ai tha se ashtu si do jetë PD-ja sot do jetë Shqipëria nesër.

Kryedemokrati thesoi se sot do thuhen ato të vërteta që kanë kohë pa u thënë.

“Duhet durim e mirëkuptim për ata që kanë pasur shumë për të thënë dhe kur të flasim të gjithë bashkë në këtë Kuvend për të marrë vendimet që presin demokratët, shqiptarët, Shqipëria e kombi shqiptar. Jeemi mbledhur për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i thënë. ‘Zgjedhim të ardhmen’ është motoja e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Nuk është slogan, po qëndrim politik në të cilin ftohen përfaqësuesit e zgjedhur legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ajo që zgjedhim sot do jetë përcaktues për Shqipërinë e së nesërmes. Si do jetë PD-ja sot, do jetë Shqipëria nesër.” – tha Basha.