Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk kishte referendum por përpjekje persona që të kthejë demokratët në mish për top


Pas përfundimit të Kuvendit të PD-së, kryetari Lulzim Basha i është drejtuar selisë blu ku dhe ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Basha ka mohuar referendumin e bërë nga Sali Berisha ndërsa i ka bërë thirrje anëtarëve që kanë votuar që të bashkohen me institucionet e PD-së.

Nuk ka referendum, ka një PD dhe një Kuvend që sapo mori një vendim sot. Ka disa anëtarë të PD që i bëj thirrje të bashkohen vendimeve të institucioneve të PD. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, ka qenë Kuvendi i PD. Ka një PD, që ka pasur një kuvend Kombëtar, të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu që do ti kthejë demokratët në mish për top. Ai ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, kjo mori fund sot”-tha Basha.