Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 44 mijë anëtarë vendosën largimin e Bashës


Sali Berisha ka shkuar në selinë blu për të komunikuar rezultatet e referendumit të thirrur nga ai më 18 dhjetor.

Berisha tha se 44 mijë demokratë vendosën të shkarkojnë Bashën.

Një falënderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës. Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit. Mjafton tu rikujtoj ju paraqitjen me orë të tëra në studio të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij. Asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. S’ka forcë që pengon njerëzit e lirë”, tha Berisha.

Ndërkohë që Berisha jepte deklaratë për shtyp, Lulzim Basha zhvillonte mbledhje me Kryesinë në brendësi të selisë blu.