Sali Berisha nga selia blu pasi u njoftuan rezultatet e referendumit tha se Lulzim Basha pësoi fatin e Ramiz Alisë.
Sipas Berishës Basha humbi në lagjen e tij nga votat e numëruara ditën e sotme.
“Fatin e Ramiz Alisë, historia përsëritet. Në vitin 1991 kjo lagje, ndër më demokratikët e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës apo peng Bashës të njëjtin fat, me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte nisur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty. E denatyralizoi, ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes 8″, tha Berisha.