Sali Berisha ka bërë thirrje për revolucion nga selia blu duke paralajmëruar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se do përballen me protesta.
Më tej ish-kryeministri tha se ditën e hënë do zhvillojë një protestë kundër nismës Ballkani i Hapur dhe ardhjes së Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç.
“U them atyre që kanë bërë gati më falni për shprehjen ato…për karrige qeveritare hiqni dorë nga ky skenar, sepse revolucioni do tu fshijë ju bashkë me pengmarrësin tuaj. Akti i tradhtisë së lartë nuk do të tolerohet nga demokratët e këtij vendi. Ndaj rikthehuni në shtëpinë tuaj. Sot PD është liria. Ju e patë historinë e turpit të sotëm, sesi ishin mbledhur aty fëmijë dhe njerëz që nuk kanë lidhje me këtë forcë politike,. Mos vazhdoni me këtë skenar, destabilzues për vendin.
I them Edi Ramës, i bindur të jesh se këtë revolucion as e ndalon as e mposht, por me këto që bën, duke marrë peng Lul bravën, duke ja mbush selinë me gardistë dhe Renea, ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të ruajtur rendin dhe qetësin.
I them Ramës se revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Lëri lojërat dhe mos luaj me pluralizmin politik.
Ky revolucion është i gatshëm të çmontoje narkoshtetin, është i gatshëm të përballet në mënyrën më të fuqishme me çdo pengesë, nuk ka synim tjetër vetëm ti kthejë shqiptarëve votën e lirë.
Unë u bëj thirrje shqiptarëve, i bëj thirrje demokratëve dhe demokratëve ditën e hënë në orën 4 pasdite të mblidhemi para kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare, të shpallur jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat e bënë të domosdoshme. Vuçiç do të pritet ashtu siç e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët dhe për paqen. Kjo aleancë është për vendosje e hegjemonisë dhe hapje ndaj influencës ruse”-deklaroi Berisha.