Vendosni fjalën kyçe....

Edhe 1 orë nga mbyllja e votimit, Këlliçi thirrje demokratëve: Mos i mohojmë vetes mundësinë për të rivendosur PD-në në vendin që i takon


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi, u bën thirrje demokratëve të votojnë në ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kjo një orë para mbylljes së procesit të votimit.

“Na ndan 1 orë nga mbyllja e qendrave të votimit. Procesi vijon në mënyrë shembullore.

I bëj thirrjeve anëtarëve të PD që ende nuk kanë votuar, të mos i mohojmë vetes mundësinë për të rivendosur Partinë Demokratike në vendin që i takon.

Partia Demokratike ka nevojë për të gjithë ju!

Forca! Bashkë do të rikthejmë PD tek fitorja!“- shkruan Këlliçi.