Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa në Kolonjë, humb jetën invalidi 61-vjecar, shpëtojnë pesë anëtarët e tjerë të familjes


Një person ka gjetur vdekjen në Kolonjë pasi zjarri përfshiu banesën në të cilën jetonte viktima dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Flakët kanë përfshirë një banesë në fshatin Sanjollas ndërsa 61-vjeçare me iniciale H.S. që ka gjetur vdekjen ka qenë invalid e nuk është nxjerrë dot jashtë.

Pesë anëtarët e tjerë të familjes kanë mundur të dalin në kohë nga banesa në flakë.

Njoftimi

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.”