Në një kohë kur ende nuk ka përfunduar mbajtja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mësohet se Lulzim Basha do të mbledhë sot në mbrëmje kryesinë e partisë.
Sipas televizionit “News 24”, mbledhja do të zhvillohet në orën 19:30 në selinë blu.
Sot në Kuvendin e PD-së të thirrue nga Basha u votua në mënyrë unanime pro rezolutës, e cila shpalli si të pa vlefshme Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit sot, ka mbajtur një referendum për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.
Deri në orën 15:00, sipas deputetes Albana Vokshi kanë shkuar për të votuar mbi 34 mijë demokratë në të gjithë vendin.