Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi në Kuvendin e PD-së: Të krijohet Aleanca Qytetare për Demokraci e përbërë nga intelektualët, anëtarësimi nuk është kusht


Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Lulzim Basha ka propozuar krijimin e një strukture organizativetë  emërtuar si Aleanca Qytetare për Demokracinë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se qëllimi i saj është për një bashkëpunim më të ngushtë me shoqërinë.  Sipas Alibeajt, anëtarët nuk do kenë nevojë që të jenë anëtarë të PD-së, ndërsa ata do kenë detyrë që të japin mendime kritike lidhur me nismat e ndërmarra nga PD.

“Propozohet që në statutin e PD të shtohen dy dispozita, që i dedikohen krijimit të një strukture organizative, e emërtuar si Aleanca Qytetare për Demokracinë.

  1. Partia ka edhe Aleancën Qytetare për Demokracinë.
  2. Kjo organizatë partnere përbëhet nga intelektualë me reputacion profesionalë, që shfaqin interes dhe bashkëndajnë vlera dhe parimet e PD. Anëtarësimi në parti nuk është kusht.
  3. Kjo aleancë synon të analizojë e të japë mendim kritikë me sugjerime konkrete ndaj politikave, qasjeve e nismave zyrtare të PD, duke e ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe lidhjen me shoqërinë.
  4. PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare për Demokracinë me të paktën 10% të të zgjedhurve me pozicione drejtuese në parti.”- deklaroi Alibeaj.