Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk kam punë me kacafytjen e dy kufomave politike, policia jo e jo


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e Sali Berishës se kishte dërguar RENEA-n për të ndihmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Rama thotë se nuk ka asnjë punë mes “dy kufomave politike” që kanë futur PD—në në inceneratorin e mërzisë së tyre.

Ai thotë që as policia nuk ka asnjë lidhje me ç’po ndodh në PD. Kryeministri në fund shpreh keqardhje për demokratët e thjeshtë.

Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”-shkruan Rama në Twitter.

Persona të veshur me të zeza mbi tarracën e PD