Mbyllen qendrat e votimit për referendumin e PD-së në 13 qytete: Lezhë, Kukës, Tropojë, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Divjakë, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec.
Mësohet se ka përfunduar votimi për referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në këto qytete.
Më herët, deputetja Albana Vokshi bëri me dije se deri në orën 15:00, kishin votuar gjithsej 34 mijë e 105 demokratë. Shifrat e përditësuara pritet të bëhen me dije së shpejti.
Ku vetëm në degën e PD-së në Lezhë, nga 3300 anëtarë, kanë votuar 1300 prej tyre. Në Mirditë që është pjesë e qarkut të Lezhës, nga 1100 anëtarë kanë votuar 500 prej tyre ndërsa në Kurbin nga 1300 anëtarë, kanë votuar 800.
Ndërkohë kujtojmë që Komisioni për Organizimin dhe Kontrollit e Operacioneve Elektorale mori vendimin për të shtyrë orarin zyrtar të mbylljes së votimeve.
Sakaq, në Kukës ka nisur numërimi i fletëve të votimit.