Demokratët kanë nisur të votojnë që në orën 8:00, për atë që ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “referendum” për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.
Kryetarja e Komisionit Organizator, Albana Vokshi tha se ka akoma një fluks shumë të madh personash që duan të votojnë.
Ajo bëri me dije se deri në orën 13:00 kanë votuar 27 mijë e 719 persona.
“Në total kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë, vazhdon të votohet, ka informacion se ende ka radhë të gjata. Do të ketë shumë më tepër se aq.”- tha Vokshi e cila shtoi se mund të ketë dhe shtyrje të orarit të procesit të votimit.
Qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 17:00.
Votimi sipas qarqeve:
Shkodër: 2252
Lezhë: 2500
Kukës: 1490
Dibër: 1355
Durrës: 2990
Tiranë: 6347
Elbasan: 2171
Berat: 890
Korçë: 2730
Fier: 2674
Gjirokastër: 1120
Vlorë: 1200