Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Sot PD-ja që është këtu tregoi shumicën


Nënkryetarja e PD-së Tabaku ka thënë nga Pallati i Kongreseve se se nisma për strukturën e re partnere do jetë një hap i madh për bashkimin me qytetarët, të clët duan të jenë në politikë po nuk duan të jenë anëtarë të PD-së.

Po kështu ajo shtoi se shumica e demokratëve janë mbledhur në Kuvendin Kombëtar të organizuar nga kryesia e PD-së

“Një dhe vetëm një vendim i rëndësishëm, PD sot bën një hap të jashtëzakonshëm në një aleancë të madhe me qytetarët, hapet duke e konsideruar aleancën me qytetarët si më të rëndësishmen. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikë, por s’duan të jenë anëtarë, ne sot u japim të drejtën të përfshihen në PD, në kauzat e PD, por mbi të gjitha në luftën e përballjen me qeverinë. Ne sot hedhim këtë hap të madh për t’i ftuar të gjithë. Le të bëhemi bashkë, sot është dita për t’u bërë bashkë. Do të ekzistojë një strukturë, që do të quhet Aleanca me Qytetarët, ku do të ketë një pjesëmarrje me 10% në strukturat e partisë, për t’iu dhënë atyre mundësinë që kauzat t’i sjellin në parti, por edhe për t’iu dhënë mundësinë për vendimmarrjen brenda partisë. Ndërkohë, standardi i Bashës për pezullimin e Berishës nga grupi i PD do të jetë një standard për të gjitha strukturat drejtuese të PD në të ardhmen. Sot ka një PD që është këtu, që tregoi shumicën, një PD që do të tregojë shumicën sot edhe në Kuvendin Kombëtar. Të gjithë shqiptarët panë sa energji ka PD, sa njerëz punojnë përditë me pasion për PD. PD do ta tregojë me akte e veprime konkrete rrugën për të ardhmen. Ky Kuvend sot do të japë mesazhin se ne jemi shumicë.” – tha Tabaku.