Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen katër persona në Dibër e Elbasan


Katër persona janë arrestuar në Dibër e Elbasan.

Një 33-vjeçar është ndaluar në Dibër pasi është kapur duke transportuar dy emigrantë të paligjshë.

Në Elbasan janë ndaluar tre persona. Dy prej tyre janë prangosur për drejtim mjeti në gjendje të dehur e aksident.

Njoftimi

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, pas hekurave ra 33-vjeçari Gentjan Laçi, banues në Dibër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 2 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

DVP Elbasan-Informacion

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasëve:

-H. Rr., 38 vjeç, dhe L. D., 64 vjeç ,banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi pasi ka goditur me grushta drejtuesin e mjetit shtetasin,H. M.;

Më datë 18.12.2021, shtetasja, M. K., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.