Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari nis fushatë linçuese ndaj disa grave që mbeshtesin Bashën


Anëtarja e Komisionit për Rithemelimin e PD-së, Evi Kokalari, ka nisur një fushatë linçuese ndaj disa grave që mbështesin Bashën.

Ajo ka postuar një montazh me katër foto në Facebook ndërsa e shoqëron atë me mesazhin: Monstrat e Lulzim Bashës kanë fytyrë femrash.

Mes fotove janë ato të nënkryetares së PD-së Duma si dhe të dy grave me të cilat u përplas para pak ditësh në selinë blu, ku kishte shkuar për një takim.

Ditët e fundit, Kokalari, ka lëshuar jo pak akuza ndaj nënkryetares së PD-së, Duma e po kështu ndaj dy grave me të cilat u përplas në selinë blu, ndërsa sot listës i është shtuar edhe Desada Metaj, pjesë e ekipit të kreut të PD-së, Basha.