Kukësi ka shënuar një fitore me përmbysje përballë Partizanit.
Pjesa e parë përfundoi në favor të të kuqve me Mustën që shënoi në minutën e 11.
Më pas në pjesën e dytë ishte Musta që i dhuroi golin e barazimit verilindorëve pasi shënoi në portën e tij në minutën e 72.
Golin e fitores për Kukësin e shënoi Taipi në minutën e 84 duke mbyllur edhe sfidën me rezultatin 2-1.
Me këtë fitore Kukësi mban ritmin për luftën për titull ndërkohë që pret rezultatin e sfidës së Tiranës e cila luan me Teutën.