Vendosni fjalën kyçe....

Man.City fiton lehtësisht ndaj Newcastle, Chelsea barazon ndaj Wolves


Manchester City e ka shkatërruar 4:0 Newcastle Unitedin, ndërkohë që Chelsea është ndalur nga Wolves me një barazim pa gola, duke e bërë një tjetër hap mbrapa në garë për titull.

Ruben Dias e hapi serinë e golave pas vetëm pesë minutave lojë në St. James’ Park, para se Joao Cancelo ta dyfishonte epërsinë në minutën e 27-të

Riyad Mahrez e trefishoi epërsinë për skuadrën e Pep Guardiolës në minutën e 63-të, me Raheem Sterling që e vulosi fitoren e thellë katër minuta para fundit.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Cityn në Premierligë dhe tw mbajw kreun e tabelws.

Në ndeshjet tjetër të zhvilluar në të njëjtën kohë, Chelsea është ndalur nga Wolves me një barazim 0:0, duke e bërë një hap tjetër mbrapa në garë për titull.