Vendosni fjalën kyçe....

Musk zbulon planin ambicioz për të kthyer dioksidin e karbonit në karburant


Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka zbuluar se kompania e tij është duke punuar në një program për të hequr dioksidin e karbonit nga atmosfera për ta kthyer në karburant raketash, duke pretenduar se programi do të jetë i rëndësishëm për misionin e tij në Mars.

Musk njoftoi programin në mediat socialen, duke postuar në Twitter: “SpaceX po fillon një program për të hequr CO2 nga atmosfera dhe për ta kthyer atë në karburant raketash. Ju lutemi bashkohuni nëse jeni të interesuar. Do të jetë gjithashtu i rëndësishëm për misionin në Mars.”

Automjetet Starship plotësisht të ripërdorshme të Musk janë duke u ndërtuar me qëllimin për të eksploruar përfundimisht Marsin. Miliarderi pretendoi vitin e kaluar se SpaceX do të përpiqej të dërgonte misionin e tij të parë pa pilot në Mars në vitin 2022, me misionin e parë të drejtuar në 2026, ose 2024.

Sipas SpaceX, Starship do të shtyhet nga një raketë përforcuese, e cila do kthehet në Tokë ndërsa anija kozmike hyn në orbitë. Në orbitë, ajo do të furnizohet me karburant nga një tjetër anije, e cila gjithashtu më pas do të kthehet në Tokë, ndërsa Starship shkon drejt Marsit në një udhëtim gjashtë mujor.

Megjithatë, jo të gjithë do t’i mbijetojnë udhëtimit në Mars, tha Musk. Në fillim të këtij viti, ai paralajmëroi: “Mund të mos ktheheni gjallë. Por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mrekullueshme.”